Nancy Pelosi, jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135046-nancy_pelosi_jep_dorëheqjen_nga_drejtimi_i_partisë_demokratike
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, të enjten, një ditë pasi republikanët fituan shumicën e kësaj Dhomë në zgjedhjet afatmesme, njoftoi se ajo do të largohet si lidere demokrate në Dhomë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2022 08:28 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi, jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, të enjten, një ditë pasi republikanët fituan shumicën e kësaj Dhomë në zgjedhjet afatmesme, njoftoi se ajo do të largohet si lidere demokrate në Dhomë.

Më në fund, pas 9 ditësh nga zgjedhjet afatmesme amerikane, sipas rezultateve të shpallura, republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa demokratët fituan  shumicën në Senat. Duke fituar të paktën 218 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët arritën shumicën e nevojshme të Kongresit, i cili fillon punën më 3 janar 2023. Kështu, në Kongresin e ardhshëm, republikanët do të kenë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokratët do të kenë shumicën e Senatit me 50 vende. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Pelosi, 82 vjeç, me origjinë nga Kalifornia, e cila shërbeu dy mandate si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, tha se do të qëndrojë në Kongres dhe do të shërbejë si përfaqësuese e San Franciskos në Dhomën e Përfaqësuesve, siç ka bërë për 35 vitet e mëparshme. Përfaqësuesi i Nju Jorkut Hakeem Jeffries ka të ngjarë të zgjidhet si lideri i ri i demokratëve në Kongres. Ai do të jetë ligjvënësi i parë me ngjyrë që do të udhëheqë Partinë Demokratike në Kongres.