Ryabkov: Parakushtet e Ukrainës për fillimin e negociatave janë të paarsyeshme
Sergei Ryabkov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, tha: Parakushtet e paraqitura nga Kievi për fillimin e negociatave me Moskën janë të papranueshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën sugjeroi se çdo bisedë midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të mbahet në publik. Ai kishte theksuar më herët se për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin është në detyrë, ai nuk do të hyjë në negociata me rusët. Sipas IRNA, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ryabkov në një intervistë për kanalin rus (RTVI) tha: Hyrja në negociata me parakushte do të thotë se ata nuk janë në kërkim të negociatave. Ryabkov më tej shtoi: Kjo është pikërisht ajo që shohim tani në situatën në Kiev, ata nuk duan të negociojnë, prandaj ata vendosin parakushte. Ivan Nechaev, zëvendës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme Ruse, gjithashtu tha: Lista e kërkesave të paraqitura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-konferencë me udhëheqësit e G20 nuk ishte asgjë më shumë se një "listë dëshirash" që theksonte synimin e tij për të vazhduar konfliktin. Nechaev theksoi se udhëheqja ukrainase ka treguar mentalitetin e saj luftarak dhe për këtë nuk flitet për armëpushim. Kanë kaluar 9 muaj nga lufta në Ukrainë e cila ka lënë pasoja të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore.