Paralajmërim për stuhi të madhe dimërore për 6 milionë amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135088-paralajmërim_për_stuhi_të_madhe_dimërore_për_6_milionë_amerikanë
Zyrtarët amerikanë paralajmëruan gjashtë milionë banorë të vendit për motin e ftohtë mbizotërues dhe stuhitë e dimrit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2022 10:19 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për stuhi të madhe dimërore për 6 milionë amerikanë

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan gjashtë milionë banorë të vendit për motin e ftohtë mbizotërues dhe stuhitë e dimrit.

Në pesë shtete në kufi me "Liqenet e Mëdha" në Shtetet e Bashkuara dhe në disa pjesë të Nju Jorkut, pas reshjeve të borës është dhënë një paralajmërim për një situatë të rrezikshme. Cathy Hochul, guvernatorja e Nju Jorkut, tha: situata e motit është e rëndë dhe e rrezikshme dhe kërcënon jetën e qytetarëve.   Daniel Neurth, kreu i shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe emergjencave për rajonin Erie të Nju Jorkut, gjithashtu tha: Të gjithë duhet të kujtojnë se armiku ynë më i madh në 48 deri në 72 orët e ardhshme është mungesa e inteligjencës dhe taktit.  Kërkojmë nga publiku që të jetë vigjilent dhe të përdorë sensin e përbashkët për të lejuar që reaguesit e urgjencës, përfshirë borëpastruesit, të funksionojnë. Drejtimi i makinës në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, përfshirë Buffalo, është i ndaluar. Parashikohet se në Buffalo, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Nju Jorkut, brenda pak orësh do të bjerë borë sa për një muaj.