Republikanët amerikanë kritikojnë dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135128-republikanët_amerikanë_kritikojnë_dërgimin_e_ndihmës_financiare_në_ukrainë
Një grup republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kritikuan dërgimin e dollarëve të taksapaguesve amerikanë në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2022 15:28 Europe/Tirane
  • Republikanët amerikanë kritikojnë dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë

Një grup republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kritikuan dërgimin e dollarëve të taksapaguesve amerikanë në Ukrainë.

Disa anëtarë të republikanë të Kongresit Amerikan, duke kritikuar dërgimin e dollarëve të taksapaguesve amerikanë në Ukrainë, kërkuan një hetim të detajuar të ndihmës financiare të Uashingtonit për Kievin. Sipas këtyre republikanëve, në vend që taksat e marra nga populli amerikan të dërgohen për të ndihmuar Ukrainën, këto para duhet të përdoren për sigurimin e kufijve jugorë të Shteteve të Bashkuara. Marjorie Taylorgreen, një nga përfaqësueset republikane të Kongresit Amerikan, ka ndërmarrë procesin e zhvillimit të një plani me anë të të cilit duhet të shqyrtohet llogaria prej më shumë se 54 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe ekonomike e miratuar nga Kongresi Amerikan për të mbështetur Kievin. Prandaj, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) dhe Departamenti i Shtetit   i këtij vendi janë të detyruar të mbajnë kopje të të gjitha dokumenteve dhe komunikimeve në lidhje me ndihmën për Ukrainën dhe t'i paraqesin ato në Kongres. Më parë, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, deklaroi se pavarësisht se sa do të zgjasë lufta, Amerika do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.