Rusia akuzon Ukrainën për krime lufte
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135130-rusia_akuzon_ukrainën_për_krime_lufte
Rusia akuzoi Ukrainën se kishte ekzekutuar "brutalisht" më shumë se 10 ushtarë të saj që ishin zënë rob, duke denoncuar një "krim lufte".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2022 15:30 Europe/Tirane
  • Rusia akuzon Ukrainën për krime lufte

Rusia akuzoi Ukrainën se kishte ekzekutuar "brutalisht" më shumë se 10 ushtarë të saj që ishin zënë rob, duke denoncuar një "krim lufte".

“Askush nuk do të jetë në gjendje të paraqesë vrasjen e qëllimshme dhe metodike me të shtëna direkte në kokë të më shumë se 10 ushtarëve rusë të cilët ishin të dorëzuar (...), si një “përjashtim tragjik””, deklaroi Ministria e Mbrojtjes ruse. Kjo akuzë vjen pas postimit në rrjetet sociale të dy videove nga rreth tridhjetë sekonda secila, të cilat paraqesin ekzekutimin e ushtarëve rusë që sapo ishin dorëzuar te forcat ukrainase. Këshilli Rus për të Drejtat e Njeriut tha se ekzekutimet e supozuara u zhvilluan në fshatin Makiivka në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, të cilin ushtria ukrainase tha se e mori nën kontroll këtë javë. Për Ministrinë ruse të Mbrojtjes, këto video janë "provë e masakrës" të kryer "nga ushtarët ukrainas kundër robërve rusë të luftës". “Kjo vrasje brutale e robërve rusë të luftës nuk është krimi i parë dhe as i fundit i kryer nga forcat ukrainase”, theksoi kjo Ministri.