Gjermania paralajmëron për rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në dimër
Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për rreziqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në dimër.
Sipas rrjetit “Rusia Today”, “Ralph Tessler”, kreu i Zyrës Federale të Mbrojtjes Publike dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive, paralajmëroi: “Situata energjetike në Gjermani është e ndërlikuar”. Tessler shtoi: Rreziqet e ndërprerjeve të energjisë elektrike do të intensifikohen nga fillimi i janarit dhe shkurtit. Financial Times gjithashtu më herët njoftoi se Gjermania mund të zvogëlojë apo edhe të ndalojë eksportet e energjisë elektrike në Francë dhe vende të tjera për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike në sezonin e dimrit. Sipas institutit gjerman Fraunhofer, Franca importoi gjashtë mijë gigavat orë nga Gjermania nga janari deri në mars 2022, ekuivalente me pesë për qind të prodhimit total të energjisë në këtë tremujor, që është rreth pesë herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Më herët, Christian Silvio Bushoi, kreu i Komitetit të Energjisë të Parlamentit Evropian, paralajmëroi: Për shkak të mungesës së karburanteve, Evropa përpara do të ketë një dimër shumë të vështirë. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan një reduktim të varësisë së Evopës tek gazi rus. Me gjithë këto masa, Perëndimi ka frikë se intensifikimi i sanksioneve kundër Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit, do të shqetësojë më tej kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë.