Varfëria po e pret shtresën e mesme të shoqërisë së Britanisë
Rezultatet e një sondazhi të zhvilluar në Britani, tregojnë se popullsia e shtresës së mesme të shoqërisë së Britanisë gjatë disa viteve të ardhshme për stagnimit ekonomik dhe krizës së shpenzimeve të larta të jetesës, do të zvogëlohet në masë të konsiderueshme dhe do të rriten statistikat e varfërisë.
Kriza e rritjes së lartë të shpenzimeve të qytetarëve në Britani është bërë shkak që të ardhurat e familjeve në këtë vend evropiane, vetëm përgjatë periudhës 24 muaj të zhduken sa për një periudhë tetë vjeçare dhe ekonomia e këtij vendi për më shumë se një viti e gjysmë të kaluar është futur në stagnimin ekonomik.
Hulumtimet e gazetës "Times" të Londrës tregojnë se të ardhurat e shtresës së mesme të qytetarëve në Britani gjatë gjashtë viteve të ardhshme do të zvogëlohen me rreth 1000 pound.
Sipas kësaj gazete të Londrës, qytetarët e Britanisë në vitin 2028 do të jenë shumë më të varfër se sa kanë qenë gjatë krizës ekonomike të vitit 2008. Kushtet ekonomike të Britanisë si rezultat i disa krizave të njëpasnjëshme janë kushtet më të këqija ekonomike të këtij vendi në gjysmë shekulli të kaluar. Niveli i inflacionit në Britani ka arritur në 11.1% që është niveli më i lartë i inflacionit në këtë vend përgjatë më shumë se 40 viteve të kaluara.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Britanisë, ky vend ka hyr në një periudhë të gjatë të stagnimit ekonomik dhe parashikohet që niveli i papunësisë të dyfishohet deri në vitin 2025.