Turqia: Amerika synon vazhdimin e luftimeve në Ukrainë
Zv/kryetari i partisë në pushtet në Turqi deklaroi se faktor i rëndësishëm i zgjatjes së konfliktit dhe luftimeve në Ukrainë, janë politikat e Perëndimit dhe sidomos ato të Amerikës ndaj këtij konflikti.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Numan Kurtulmush, zv/kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë, duke thënë se Amerika dhe disa shtete evropiane duke e mbështetur Ukrainës, po luajnë rol të rëndësishëm në zgjatjen e këtij konflikti dhe luftimeve në këtë vend, theksoi: "Qëllimi i Ankarasë është arritja rrugëzgjidhjes më të shpejtë të mundshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mirëpo Amerika me vazhdimin e kësaj lufte dëshiron të ndryshojë bilancin e fuqisë në favor të vetin. Duke marrë parasysh moralin arrogant dhe imperialist të amerikanëve të cilët përveç interesave të tyre personale, nuk mendojnë për asgjë tjetër, krijimi i një sistemi të ri ndërkombëtar i cili do të ketë kapacitetin e duhur për të garantuar paqen në botë, është i domosdoshëm".