Rusia: Ukraina po vret në mënyrë të egër robërit e luftës
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se ushtria ukrainase por vret në mënyrë të egër dhe barbare robërit rusë të luftës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dënuar ashpër vrasjen e robërve rus të luftës nga forcat ushtarake të Ukrainës dhe e ka quajtur këtë veprim krim lufte.
Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se Moska kërkon që OKB të dënojë krimet e egra dhe çnjerëzore të palës ukrainase që ka kryer ndaj robërve rus të luftës dhe të zhvillojë hetime të plota në këtë drejtim.
Më parë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten e javës së kaluar ka njoftuar për ekzekutimin me vrasje të mbi 10 ushtarëve rusë të kapur rob lufte nga Ukraina dhe e ka akuzuar Kievin për kryerjen e krimeve të luftës, një rast ky që sipas deklaratës së Moskës, Perëndimi e ka anashkaluar atë tërësisht.
Ministria e Mbrojtjes së Luftës për të konfirmuar këtë lajm, është bazuar në një video të publikuar në rrjetet sociale në të cilën shihet se ushtarët rusë të zënë rob po ekzekutohen nga forcat e Ukrainës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, vrasja çnjerëzore e ushtarëve rusë që shihet në këtë vide nuk është rasti i parë krime të tilla të luftës, por është një metodë e zakontë në forcat e armatosura të Ukrainës dhe ky veprim mbështet nga regjimi i Kievit dhe mbështetësit e tij perëndimor të cilët po anashkalojnë krime të tilla.