Koreja e Veriut kritikoi Guterres për ndjekjen e SHBA-së
(last modified Mon, 21 Nov 2022 08:22:22 GMT )
Nëntor 21, 2022 09:22 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut kritikoi Guterres për ndjekjen e SHBA-së

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut pas deklaratave të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për testin raketor të Phenianit, e quajti Guterres një lodër të Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choi Sun-hui akuzoi Guterres për bashkëpunim me Uashingtonin dhe tha: "Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është një kukull e Amerikës. Kryediplomati i Koresë së Veriut, ndërsa theksoi nevojën për të ruajtur neutralitetin e Kombeve të Bashkuara, shprehu keqardhje për qëndrimin e gabuar të Antonio Guterres ndaj Phenianit. Guterres,  dënoi testin raketor të Koresë së Veriut dhe i kërkoi Phenianit të ndalonte "veprimet provokuese". Këto deklarata bëhen ndërkohë që Koreja e Veriut programet e saj raketore dhe bërthamore i përshkruan si të lidhura me veprimet provokuese të Amerikës në rajon, veçanërisht me mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta me vendet aleate të Uashingtonit. Pheniani ka fajësuar vazhdimisht Kombet e Bashkuara për injorimin e veprimeve provokuese dhe lëvizjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon. Koreja e Veriut të premten e kaluar testoi një raketë balistike ndërkontinentale. Duke pranuar faktin se raketa e re e Koresë së Veriut, Hwasong-17, është e aftë të godasë tokën amerikane, ekspertët e cilësuan këtë provë raketore si një sukses. Pas SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi testin e raketës balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut.  Ky qëndrim u pasua me reagimin e Ministrisë së Jashtme të këtij vendi.