Holanda thyen Senegalin
(last modified Mon, 21 Nov 2022 18:15:30 GMT )
Nëntor 21, 2022 19:15 Europe/Tirane
  • Holanda thyen Senegalin

Holanda ka fituar 2-0 ndaj Senegalit në ndeshjen e luajtur në kuadër të Grupit A në Kampionatin Botëror.

Rasti i parë serioz në ndeshje ishte për senegalezët, që në minutën e 25-të rrezikuan përmes Ismaila Sarr, por që goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Tulipanëve. Një mundësit të mirë për gol e pati edhe Steven Berghuis i Holandës (40’), mirëpo gjuajtja e tij shkoi vetëm mbi portë.Në 45 minutat e dytë, Virgil Van Dijk lëshoi një mundësi të mirë në minutën e 53-të, pasi goditja e tij me kokë shkoi mbi portë. Boulaye Dia i Senegalit (65’) krijoi një mundësi për veten, derisa portieri Andries Noppert bëri një pritje brilante.Dy skuadrat vazhduan me intensitet të lartë, duke synuar të shënonin golin e fitores, mirëpo atë e arriti Holanda, duke shënuar për 1-0 në minutën e 84-të me anë të Cody Gakpos. Tulipanët nuk ndaluan me kaq, dhe ia dolën të shënon edhe të dytin, tani përmes Davy Klaassen (90+9′), duke siguruar tri pikë të plota. Pas xhiros së parë në Grupi A, Ekuadori është lider me tri pikë, pasi mposhti nikoqirin Katarin me rezultat 2-0, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Senegali është po ashtu pa pikë.