NATO e quan Rusinë një "shtet terrorist".
(last modified Tue, 22 Nov 2022 08:01:47 GMT )
Nëntor 22, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • NATO e quan Rusinë një

Asambleja Parlamentare e Aleancës Ushtarake të NATO-s, në një rezolutë, e quajti Federatën Ruse një "shtet terrorist" për shkak të sulmit të saj në Ukrainë dhe kërkoi hetimin e sulmit të Moskës ndaj Kievit në një gjykatë speciale ndërkombëtare.

Sipas Fars, bazuar në këtë, kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s përmes një deklarate njoftoi se kjo asamble, në mbledhjen e saj vjetore në Madrid, miratoi një rezolutë ku kërkon krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për sulmin e Rusisë në Ukrainë. Në këtë deklaratë Rusia është cilësuar si një "shtet terrorist".Yehor Chernov, kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës në këtë forum, i cili prezantoi këtë rezolutë, tha: Të gjithë anëtarët e NATO-s votuan pozitivisht për rezolutën tonë. Krijimi i një gjykate speciale për luftën në Ukrainë do të lejonte ndjekjen penale jo vetëm të kriminelëve të luftës, por edhe të zyrtarëve të lartë rusë për shkak të luftës. Rezoluta e propozuar nga Ukraina përfshin edhe gjëra të tjera si rritja e ndihmës me armë për qeverinë e Kievit, lehtësimi i procesit të anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe përcaktimi i mekanizmit për marrjen e kompensimit të luftës. Më herët, më 13 tetor 2022, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës gjithashtu miratoi njëzëri një rezolutë në të cilën e etiketoi Federatën Ruse si një "shtet terrorist". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim me video-konferencë në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Madrid të Spanjës, i kërkoi edhe një herë Perëndimit të pajtohet që vendi i tij të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Tags