Arabia Saudite bën mrekullinë dhe fiton me përmbysje kundër Argjentinës
Argjentina ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë debutuese të tyre në këtë Kupë Bote përballë Arabisë Saudite, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.
Skuadra e Scalonit e nisi mirë ku në minutën e 2-të rrezikoi me Messin, por portieri kundërshtar ndali gjithçka. Në minutën e 10-të ishte Messi i cili mori përsipër një penallti të akorduar nga VAR dhe lojtari i PSG-së e realizon në gol.
Para se të mbaronte pjesa e parë, Argjentina shënoi edhe tri herë por VAR dhe gjyqtari anësor akorduan pozicione të parregullta.
Pjesa e dytë ishte e Arabisë Saudite, pasi në minutën e 48-të ata barazojnë shifrat me anë të Al Shehri.
Pak minuta më vonë ndodh mrekullia, ku në të 53-të Al Dawsari lëshon një predhë nga distanca duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Argjentina ka tentuar pothuajse në të gjithë lojën të shënojë, por fati nuk ka qenë me ata këtë ndeshje të parë.
Kombëtarja e Arabisë Saudite ka kryer një ndeshje të jashtëzakonshme.
Arabia Saudite, një kombëtare e cila rënditet e 51-ta në botë, ka mundur të ndalojë rrugëtimin e Argjentinës e cila ishte 36 ndeshje pa humbje.
Argjentina rënditet e treta në botë dhe cilësohet si një nga pretendentët për të fituar këtë trofe.
Messi me shokë kanë shijuar humbjen e fundit në 3 korrik të vitit 2019, në gjysmëfinalen e Kupës Amerikës ndaj Brazilit.