Xhaka, Shaqiri dhe Jashari marrin pikët e para në Botëror
Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Kamerunit në ndeshjen e parë hapëse në Katari 2022. Xherdan Shaqiri la gjurmë në këtë ndeshje ku asistoi në golin e parë të Zvicrës që u shënua nga Embolo (48)
Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit ka marrë pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit.
Skuadra e kapitenit Granit Xhaka ku luan edhe kosovari tjetër Xherdan Shaqiri nuk u shfaqën të rrezikshëm në vijën e sulmit dhe nuk treguan kërcënim për portën e kamerunasve.
Rasti i parë në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 10 kur rrezikoi Kameruni me anë të Bryan Mbeumo por i vëmendshëm ishte Yann Sommer duke bërë një pritje brilante.
Ekambi në të njëjtën minutë nuk arriti të godasë pas topit të kthyer duke e gjuajtur jashtë mbi portë topin.
Zvicra pati 4 tentime për gol kurse Kameruni pesë derisa goditjet e Zvicrës nuk ishin asnjëra në kornizën e portës për dallim nga Kameruni që i pati dy të tilla.
Por, pjesa tjetër ishte tërësisht ndryshe për zviceranët.
Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Shaqiri depërton mirë nga krahu i djathtë për ta gjetur të lirë Embolon i cili nuk e pati të vështirë të shënoi gol nga afërsia.