Hazard “shokon” me deklaratën: Nëse jam mirë, Belgjika fiton Botërorin
Pas fitores minimale 1-0 kundër Kanadasë, Belgjika do të përballet nesër me Marokun, përballje kjo e cila do të zhvillohet në orën 14:00. Në anën tjetër Maroku e përfundoi ndeshjen e parë të grupit F, me një barazim “të thatë”, 0-0, kundra Kroacisë.
Pasi luajti për rreth 60’ minuta kundër Kanadasë, 31-vjeçari Eden Hazard tha se nëse do të jetë mirë nga ana fizike, Belgjika mund ta fitojë Botërorin,
“Nëse jam mirë, Belgjika mund ta fitojë Botërorin. Ndihem mirë, dua të luaj. Vështirësitë mendore ishin veçanërisht kur isha i lënduar dhe nuk e kuptoja pse.”,- tha më tej Hazard.
Duke e krahasuar performancën e kombëtares së tij, me atë të 4 viteve më parë, fantazisti 31-vjeçar theksoi se Belgjika ka më shumë përvojë në turnetë ndërkombëtarë se ekipet e tjera dhe se kundër Marokut, ai dhe shokët e tij nuk duhet të kenë frikë të driblojnë apo të tentojnë kalimin mes rreshtave të mbrojtes marokene.