OKB kërkon t'i jepet fund dhunës ndaj grave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135512-okb_kërkon_t'i_jepet_fund_dhunës_ndaj_grave
Sekretari i përgjithshëm i OKB gjatë një mesazhi me rastin e ditës botërore kundër dhunës ndaj grave e cila manifestohet për çdo vit më 25 nëntor, ka kërkuar shtimin e përpjekjeve për t'i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave.   
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 26, 2022 15:32 Europe/Tirane
  • OKB kërkon t'i jepet fund dhunës ndaj grave

Sekretari i përgjithshëm i OKB gjatë një mesazhi me rastin e ditës botërore kundër dhunës ndaj grave e cila manifestohet për çdo vit më 25 nëntor, ka kërkuar shtimin e përpjekjeve për t'i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave.   

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, duke vë në dukje faktin se dhuna kundër grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe dhuna më e përhapur në botë, deklaroi: "Tani ka ardhur koha për ndërmarrjen e një veprimi efikas që ndryshon situatën në mënyrë që t'i jepet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Çdo 11 minuta vritet një grua ose një vajzë nga një mik i afërt ose nga njëri prej anëtarëve të familjes. Grat dhe vajzat anë e mbanë botës gjithashtu po përballen edhe me dhunën online në nivel të gjerë që vjen nga fjalët e urrejtjes dhe abuzimit seksual e deri te kerpërdorimi i imazheve të femrave nga të tjerët".

Gutteres në vazhdim theksoi nevojën për bashkëpunimin e shteteve dhe qytetarëve për ta luftuar dhunën ndaj grave dhe tha: "Është e nevojshme që në shoqëritë e ndryshme të rritet deri më 50% duxheti i organizatave dhe lëvizjeve që veprojnë në fushën e të drejtave të grave".