Gjermania ul çmimin e gazit dhe të energjisë!
Ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile uljes së planifikuar të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike përmes një procedure të përshpejtuar, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rritjen galopante te faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.
Një zëdhënës i ekzekutivit gjerman ishte shprehur më herët i bindur se kjo masë do të marrë OK-in e të dyja dhomave të parlamentit në fillim të dhjetorit. Sipas Reuters, kancelari Olaf Scholz e pohoi një gjë të tillë gjatë vizitës së kryeministres franceze Elizabeth Borne në kryeqytetin gjerman, kur të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik. “Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të zbatojmë një reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike në mënyrë që t’u mundësojmë konsumatorëve të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit,” tha Borne. Gjermania dhe Franca, nënshkruan deklaratën e përbashkët për forcimin e solidaritetit energjetik me nje mesazh të qartë për të gjithë. Dy vendet po intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë me solidaritet dhe fqinjësi të mirë.