Amerika në përpjekje për prodhimin e armëve biologjike
(last modified Sun, 27 Nov 2022 13:44:10 GMT )
Nëntor 27, 2022 14:44 Europe/Tirane
  • Amerika në përpjekje për prodhimin e armëve biologjike

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Amerikës, është një prej anëtarëve të ekipit për hartimin dhe përgatitjen e një dokumenti në lidhje me nevojën e Amerikës për prodhimin e armëve biologjike për modernizimin e ushtrisë së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Igor Krilev, komandanti i forcave për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Rusisë, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar: "Hulumtimet aktuale të Amerikës për zhvillimin e elementëve që përhapin sëmundje na shtyjnë neve që të rishikojmë deklaratat e autoriteteve amerikane përgjegjëse për kërcënimet biologjike dhe një prej këtyre autoriteteve është John Bolton i cili më parë ka shërbyer në postin e këshilltarit për siguri kombëtare të Amerikës".

Krilev ka shtuar: "John Bolton në vitin 2001, gjithashtu ka qenë në krye të delegacionit amerikan në kongresin e pestë për rishikimin e Konventës së Armëve Biologjike".

Sipas komandantit të forcave për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Rusisë, si rezultat i bisedimeve, pala amerikane ka ndërprerë plotësisht bashkëpunimin në fushën e mekanizmit të hulumtimeve dhe nuk ka pranuar zhvillimin e operacioneve të propozuara për kryerjen hetimeve nga qendrat dhe objektet e mundshme të depove dhe rezervave të armëve biologjike me këtë pretekst se një veprim i tillë konsiderohet kërcënim për interesat kombëtare të Amerikës.  

Tags