Britania dhe skllavëria moderne
Sipas raporteve zyrtare të publikuara, rrjeti i skllavërisë sot është duke vazhduar përsëri por me një metodë moderne në Evropë dhe Amerikë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se raportet zyrtare të publikuara tregojnë se përkundër asaj që mendojnë shumë njerëz, rrjeti i skllavërisë të cilin e kanë krijuar evropianët që nga shekulli 15, ekziston edhe sot dhe ky rrjet jo vetëm nuk është zhdukur, por po vazhdon me një metodë të re në Evropë dhe Amerikë.
Christian Guyl, drejtori ekzekutiv i institutit kundër skllavërisë "Justice an Care" në Britani, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Skllavëria nuk është një çështje që lidhet vetëm me muzetë tanë dhe skulpturat e bustet e pronarëve të skllevërve në këtë vend ose me librat historike, sot është plotësisht e qartë dhuna që bëhet ndaj skllevërve dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre në Britani. Skllavëria moderne është një problem i madh dhe sot duhet të merren iniciativa serioze për ta luftuar atë".
Sipas raportit të qendrës "Centre for Social Justice" dhe institutit "Justice and Care" në Britani, aktualisht ekzistojnë të paktën 100 mijë skllevër në Britani të cilët janë viktimë të lloj-lloj keqshfrytëzimi dhe abuzimi. Luftërat, sanksionet dhe lloje të ndryshme të presioneve ndaj popujve të rajoneve të ndryshme të botës, po shtojnë më shumë aktivitetin e rrjeteve të skllavërisë moderne. Një rrjet ky i cili duke keqshfrytëzuar viktimat dhe kryerjen e punëve në fusha bujqësore, në profesione të vështira me rroga të ulëta; po krijon fitime vjetore me miliarda dollarë në vit dhe kjo shumë shkon vetëm në xhepin e drejtuesve të këtyre rrjeteve sidomos në Evropë dhe Amerikë.
Caroline Young, shefe e luftës kundër skllavërisë në Agjencinë Kombëtare të Luftës kundër Krimeve në Britani, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Në bazë të llogaritjeve të vëra në vitin 2014, nga 97 vende të botës, po futën skllevër në Britani gjë që tregon dimensionet dhe përmasat e gjera të skllavërisë në këtë vend".
Sipas burimeve, aktualisht të paktën 40 milionë persona në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Britaninë, janë skllevër dhe sidomos femrat të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen viktima të skllavërisë moderne.