Filloi ndeshja Koreja Jugore – Gana
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135620-filloi_ndeshja_koreja_jugore_gana
Koreja Jugore do të kërkojë sonte fitore kur do të luajë kundër Ganës në ndeshjen e dytë të Grupit H në Botërorin e 2022 në Katar, ndeshje që do të luhet në “Education City Stadium” në Katar.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 28, 2022 10:36 Europe/Tirane
  • Filloi ndeshja Koreja Jugore – Gana

Koreja Jugore do të kërkojë sonte fitore kur do të luajë kundër Ganës në ndeshjen e dytë të Grupit H në Botërorin e 2022 në Katar, ndeshje që do të luhet në “Education City Stadium” në Katar.

Me vetëm Portugalinë që ka arritur fitore në ndeshjen e parë të Grupit H, kjo do të jetë një betejë trekëndëshi për vendin e dytë në mes të Koresë së Jugut, Ganës dhe Uruguait.

Heung-min Son startoi në ndeshjen e parë me një maskë mbrojtëse në fytyrë ku skuadra e tyre arriti një barazim pa gola kundër Uruguait. Gana, në anën tjetër bëri një luftë të mirë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos, në një ndeshje që përfundoi me humbjen e tyre 3-2.

Koreja e Jugut do të këtë një detyrë të vështirë kundër tyre derisa do të punojnë për ta arritur fitoren e parë kundër skuadrës në formë të Ganës.

Nga minuta e parë për Korenë ka startuar Min-son në sulm dhe Kim Minjae në mbrojtje.

Për Ganën nga minuta e parë luajnë:  Kudus, Jordan Ayew dhe Andrew Ayew.