"Epoka e Acarit" në Parlamentin e Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135632-epoka_e_acarit_në_parlamentin_e_gjermanisë
Në vazhdën e krizës së energjisë në Evropë dhe në Gjermani, ligjvënësit gjerman në Parlamentin e këtij vendi, janë detyruar të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur trupin e ngrohur në vendin e punës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 28, 2022 14:57 Europe/Tirane

Në vazhdën e krizës së energjisë në Evropë dhe në Gjermani, ligjvënësit gjerman në Parlamentin e këtij vendi, janë detyruar të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur trupin e ngrohur në vendin e punës.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, shtetet evropiane duke përfshirë edhe Gjermaninë me pretekstin e mbështetjes ndaj Ukrainës, kanë vendosur sanksione të gjera kundër sektorit të energjisë së Rusisë dhe kjo është në kohën kur kriza shumë e vështirë e energjisë e ka përfshirë Gjermaninë dhe shumë shtete të tjera evropiane.

Revista gjermane "Spiegel" duke vë në dukje fillimin e stinës së ftohtit në Evropë, ka njoftuar për përpjekjet e Parlamentit të Gjermanisë për ta mbajtur të ngrohtë ambientin e punës për ligjvënësit.

Kjo revistë gjermane në një artikull me titull "Epoka e Acarit në Parlamentin e Gjermanisë, ka shkruar: "Parlamenti është i ftohtë, një i ftohtë shumë i padëshiruar!"

Renate Koenaset, ligjvënës nga partia e gjelbër e Gjermanisë, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Në zyrën time ulem me pallto të leshtë dhe vazhdimisht eci rreth e rrotull dhomës. Megjithëkëtë pas një kohë të shkurt, i ftohti depërton në trupin tim dhe maja e hundës më bëhet akull!".

Thuhet se temperatura brenda në Parlamentin e Gjermanisë gjatë javës së fundit, është ulur në masë të konsiderueshme.

Në bazë të ligjit për rezervën e energjisë, një propozim i cili është miratuar muajin e kaluar në Parlamentin e Gjermanisë, temperatura në godinat e pabanuara shtetërore duke përfshirë edhe godinën e Parlamentit, duhet të mbahet në 19 centigradë kurse në korridore në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshohet kurrfarë ngrohje.