Sot katër ndeshje në Botëror, vendosen skuadrat që kalojnë tutje
Edhe sot në Kupën e Botës “Qatar 2022” do të zhvillohen katër ndeshje, por për dallim nga ditët e tjera kur ato luheshin në katër termine të ndryshme, tani do të luhen nga dy ndeshje të grupeve në të njëjtën kohë.
Kjo për shkak të shmangies së llogarive të ekipeve, ngase do të përcaktohen kombëtaret që kalojnë tutje në fazën e 1/8 së finales nga grupet A dhe B.
Në grupin A, takohen Ekuadori-Senegali në një përballje direkte që vendos për skuadrën që kalon tutje dhe Holanda-Katari.
Ekuadorit i mjafton barazimi për të kaluar në mesin e 16 më të mirave, derisa Senegali e sheh vetën në fazën tjetër vetëm me fitore. Teorikisht gjasat janë që Senegali e Ekuadori të kalojnë tutje edhe me barazim, por ky skenar kërkon edhe fitoren e Katarit ndaj Holandës.
Ndeshje mjaft interesante priten edhe në Grupin B, ku përballen Irani - SHBA dhe Uellsi - Anglia, e ku të katër skuadrat ende janë në garë për t’u kualifikuar. Anglezët janë në përparësi pasi janë në krye të grupit me katër pikë, teksa Irani ka 3 pikë, SHBA 2 pikë dhe Uellsi 1 pikë. Skuadra që fiton në ndeshjen Iran-SHBA e siguron kalimin tutje, derisa Uellsi mund të kualifikohet nëse arrin ta mposhtë Anglinë e favorizuar. "Tre Luanët" do t'i shpëtonin eliminimit edhe me humbje, por me kusht që dueli tjetër Iran-SHBA të mbylllet pa fitues.
Grupi A16:00 Holandë - Katar16:00 Ekuador - Senegal
Grupi BIran - SHBAUells - Angli