Kupa e Botës 2022; Një lamtumirë e hidhur për gjermanët
Kombëtarja gjermane e futbollit i dha një lamtumirë të hidhur dhe të hershme Kupë së Botës 2022 në Katar, pavarësisht fitores ndaj Kosta Rikës.
Sipas IRNA, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së tretë të Kupës së Botës Katar 2022, ekipet e Gjermanisë dhe Kosta Rikës u takuan të enjten në orën 22:30 në stadiumin El Beit të Dohas, por ata nuk mundën të kualifikoheshin për në fazën tjetër të Kupës së Botës, ndaj i thanë lamtumirë kësaj kupe. Arbitri i kësaj ndeshje ishte arbitrja franceze Itfany Fraparte. Për herë të parë një gjyqtare femër gjykon një ndeshje të Kupës së Botës. Në takimin tjetër të grupit të pestë, Japonia me një fitore historike kapërceu barrierën e fuqishme të Spanjës dhe si kryesuese e grupit kaloi në fazën tjetër. Në këtë grup për të kaluar në fazën tjetër, i pari u rendit Japonia me 6 pikë dhe Spanja e dyta me 4 pikë. Gjermania me 4 pikë dhe Kosta Rika me 3 pikë u larguan nga botërori.