Lavrov: Amerika dhe NATO janë të përfshirë në konfliktet në Ukrainë
(last modified Fri, 02 Dec 2022 07:45:16 GMT )
Dhjetor 02, 2022 08:45 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika dhe NATO janë të përfshirë në konfliktet në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, për ndërhyrje në konfliktet në Ukrainë.

Sipas IRNA, Lavrov gazetarëve u tha: "Perëndimi duke furnizuar Ukrainën me armë dhe duke trajnuar ushtarët e saj është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë ". Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se qëllimi i sulmeve me raketa ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës dhe infrastrukturave të tjera kyçe është të dobësojë potencialin ushtarak të Ukrainës dhe të ndalojë dërgesat e armëve perëndimore. Lavrov theksoi: “Ju nuk duhet të thoni se Amerika dhe NATO nuk po marrin pjesë në këtë luftë. Ju po merrni pjesë në të drejtpërdrejt dhe jo vetëm duke furnizuar me armë, por edhe duke trajnuar personelin ukrainas gjatë stërvitjeve të ushtrive të tyre në territorin e Anglisë, Gjermanisë, Italisë dhe vendeve të tjera. Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se breshëria e raketave, dronëve dhe zjarrit artilerik, që la miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë, kishte për qëllim shkatërrimin e objekteve energjetike që lejojnë pompimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse për të vrarë rusët. Ai theksoi: Perëndimi po përpiqet të krijojë siguri në Evropë pa Rusinë dhe Bjellorusinë. Ne nuk kemi nevojë për një siguri të tillë. Në vend që të përpiqet për sigurinë kolektive në Evropë, Perëndimi po i fryn idesë së ndarjes.

Tags