Guterres paralajmëron për kërcënimin e shkaktuar nga mbetjet plastike
(last modified Fri, 02 Dec 2022 18:13:03 GMT )
Dhjetor 02, 2022 19:13 Europe/Tirane
  • Guterres paralajmëron për kërcënimin e shkaktuar nga mbetjet plastike

Rritja e prodhimit të mbetjeve plastike në botë shkaktoi reagimin e Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili paralajmëroi për kërcënimin e ndotjes së mjedisit të shkaktuar nga plastika.

Sipas IRNA, Antonio Guterres në një mesazh në Tëitter të premten njoftoi: Plastika, si një formë tjetër e lëndëve djegëse fosile, është një kërcënim serioz për të drejtat e njeriut, klimën dhe biodiversitetin. Ai shtoi: Në situatën ku po vazhdojnë negociatat për të rënë dakord për fushatën “Jo ndotjes plastike”, kërkoj nga vendet e botës që të mos humbasin kohë dhe të ndalojnë prodhimin e më shumë mbetjeve plastike. Pavarësisht paralajmërimeve të organizatave ndërkombëtare dhe aktivitetit të gjerë të organizatave joqeveritare, për shkak të mungesës së vullnetit kolektiv dhe përfitimeve komerciale të prodhimit të plastikës për pronarët industrialë, prodhimi i mbetjeve plastike vazhdon të zgjerohet në botë.

Tags