Emigrimi i gjerë i mjekëve në Britani
Situata e vështirë ekonomike është bërë shkak që shumë mjekë në Britani të shkojnë drejt emigrimit nga ky vend.
E përjavshmja britanike "Economist" ka zbuluar se shumë prej britanikëve dëshirojnë të emigrojnë nga vendi i tyre dhe mjekët britanikë në masë të gjerë janë duke u larguar nga Britania.
Sipas kësaj reviste britanike, që nga vera e vitit 2021 deri në verën e vitit 2022, mbi një milionë emigrantë kanë hyrë në Britani, mirëpo njëkohësisht me këtë, rreth 500 mijë persona janë larguar nga ky vend që disa prej tyre kanë qenë prej evropianëve dhe tani janë kthyer në vendet e tyre kurse një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë qytetarë britanikë të cilët kanë vendosur të shkojnë në një vend tjetër dhe atje të fillojnë një jetë të re.
Revista "Economist" në raportin e saj ka theksuar se nëse nuk përmirësohen kushtet e jetës në Britani, atëherë me padyshim se një numër më i madh i qytetarëve britanikë do të fillojnë përpjekjet për emigracion nga ky vend. Kushtet ekonomike në Britani janë përkeqësuar në masë të madhe në krahasim me të kaluarën për shkak disa krizave të njëpasnjëshme dhe tani krahasohen kushtet më të këqija ekonomike në gjysmëshekulli të kaluar.
Edhe pse shumica e vendeve evropiane po përballen me kriza ekonomike dhe me inflacion të shfrenuar, por statistikat dhe sondazhet tregojnë se Britania nga çdo aspekt ka gjendjen më të keqe ekonomike në mesin e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).