Shtohen rastet e infeksioneve virale të frymëmarrjes në MB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136000-shtohen_rastet_e_infeksioneve_virale_të_frymëmarrjes_në_mb
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik raportoi një rritje të rasteve të infeksioneve virale të frymëmarrjes në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 05:19 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e infeksioneve virale të frymëmarrjes në MB

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik raportoi një rritje të rasteve të infeksioneve virale të frymëmarrjes në vend.

Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik njoftoi se 95% e shtretërve në departamente të rëndësishme spitalore si njësia e kujdesit intensiv janë ndarë për pranimet urgjente. Sipas këtij raporti, mjekët raportuan një rritje 40% të pranimeve të pacientëve me grip në spitalet britanike. Zyrtarët e spitalit britanik thonë se numri i fëmijëve nën moshën pesë vjeç që pranohen për shkak të infeksioneve virale të frymëmarrjes është rritur ndjeshëm.   Numri i fëmijëve të shtruar në spital me infeksion viral të frymëmarrjes është rritur me 12% krahasuar me javën e kaluar. Gjatë javës së fundit 9 nga 10 shtretër në repartin e terapisë intensive, janë mbushur me fëmijë që janë pranuar në këtë njësi.   Ky numër është pesë për qind më shumë se vitin e kaluar. Ndërkohë, mes valës në rritje të pandalshme të Covid-19, rikthimi i gripit dhe nivelet rekord të bronkiolitit tek foshnjat, ngrenë alarmin edhe në spitalet franceze, të cilat, përveç kësaj, po përballen me mungesë të madhe personeli.