Sulm me dron në dy aeroporte në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136056-sulm_me_dron_në_dy_aeroporte_në_rusi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në sulmin e dronëve ukrainas në bazën ajrore të Federatës Ruse, u plagosën tre pjesëtarë të forcave teknike të forcave ajrore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2022 08:44 Europe/Tirane
  • Sulm me dron në dy aeroporte në Rusi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në sulmin e dronëve ukrainas në bazën ajrore të Federatës Ruse, u plagosën tre pjesëtarë të forcave teknike të forcave ajrore.

Sipas raportit të IRNA nga Itar Tass, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shtoi: Dronët ukrainas sulmuan aeroportin Diaghilev në rajonin Ryazan dhe Engels në rajonin e Saratovit, por ato u kapën nga mbrojtja ajrore e forcave ajrore ruse. Ky raport shton se një aeroplan rus është dëmtuar lehtë nga rënia dhe shpërthimi i dronëve të rrëzuar. Ushtria ruse gjithashtu arriti të pengojë dërgimin e rezervave të forcave të armatosura ukrainase pas tentativës për të sulmuar bazat ajrore ruse.  Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në lidhje me këtë tha se pavarësisht përpjekjeve të Ukrainës për të ulur një avionin rus, forcat tona shënjestruan sistemin e komandës ushtarake të Ukrainës dhe objektet e lidhura me të nga qielli dhe deti duke përdorur raketa shumë me rreze të gjatë veprimi dhe saktësi të lartë. Në këto sulme u vunë në shënjestër edhe qendrat e telekomunikacionit dhe energjetikës, si dhe njësitë ushtarake të Ukrainës. Rezultati i këtyre sulmeve ishte ndërprerja e transferimit të ndihmës ushtarake, sidomos asaj perëndimore për ushtrinë ukrainase, përmes hekurudhës.