Maroku eliminon Spanjën me penallti
Ndeshja mes Spanjës dhe Marokut u mbyll 0-0 si në kohën e rregullt ashtu edhe në vazhdime, ku penalltitë vendosën fituesin, ku në fund ata që festuan ishin marokenët.
Ndeshja shkoi me dominimin e Spanjës me topin, ndërsa Maroku tentonte nga kundërsulmet. Rastin e parë në ndeshje e kishte Marco Asensio që mori një pasim nga Jordi Alba, por nuk ishte i saktë. Maroku në fundin e pjesës së parë rrezikoi, kur Sofiane Boufal gjeti Nayef Aguerd, që nuk reagoi mirë. Pjesa e dytë nuk është se solli diçka ndryshe, ku munguan rastet, për të shkuar loja në vazhdime. Në vazhdime rastin më të mirë e kishte Maroku, kur Walid Cheddira u fut bukur në zonë, por gjuajtja e tij u ndal nga Unai Simon. Krejt në fundin e vazhdimeve, Sarabia goditi shtyllën me një goditje nga afër. Kjo u bë ndeshja e dytë që shkoi në penallti, nga ato të 1/8-së. Më të suksesshëm nga pika e bardhë ishin marokenët që shënuan tri herë, ndërsa Bono i Marokut, priti tri penallti.