Dhjetor 07, 2022 09:05 Europe/Tirane
  • Bie mbështetja e republikanëve amerikanë për Ukrainën

Rezultatet e një sondazhi të ri në Shtetet e Bashkuara raportuan për një rënie të mbështetjes republikane për ndihmën e vendit për luftën në Ukrainë.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA, Këshilli i Çështjeve Botërore të Çikagos në sondazhin e këtij muaji (dhjetor) njoftoi se mbështetja e republikanëve për ndihmën ushtarake amerikane është ulur; në dhjetor 55% e republikanëve mbështesin luftën, një statistikë kjo më e ulët krahasuar me 68% në korrik dhe 80% në mars. Rënie tregon edhe mbështetja për ndihmën ekonomike, kështu që 50% e republikanëve mbështesin ndihmën ekonomike amerikane, e cila tregon një rënie, krahasuar me 64% që ishte në korrik dhe 74% në mars. Një sondazh kombëtar i Shkollës Juridike Marquette zbuloi se ndërsa 45% e të rriturve amerikanë mbështesin një shkurtim të mprehtë të ndihmës së Kongresit për Ukrainën, vetëm 32% u shprehën se SHBA e mbështet shumë Ukrainën. Disa anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë Marjorie Taylor Green nga Gjeorgjia dhe Chip Roy nga Teksasi, kanë argumentuar se shumica e re republikane në Kongres duhet të mbështesë shkurtimin e ndihmës për Ukrainën. Jim Banks nga Indiana në tetor tha se Amerika nuk mund ta mbajë veten me një prioritet më të ulët, duke u dhënë çeqe bosh njerëzve në mbarë botën për të zgjidhur problemet e tyre.  Administrata Biden që nga muaji i kaluar ka dërguar pothuajse 20 miliardë dollarë ndihma në Ukrainë. Megjithatë, 47 për qind e të anketuarve thanë se SHBA duhet të "bindë Ukrainën" që të pajtohet për paqen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që kostot për familjet amerikane të mos jenë shumë të larta, edhe nëse kjo do të thotë se Ukraina mund të humbasë një pjesë të territorit të saj.

Tags