Pretendimi i NATO-s për kushtet e negociatave Rusi-Ukrainë
(last modified Wed, 07 Dec 2022 18:51:49 GMT )
Dhjetor 07, 2022 19:51 Europe/Tirane
  • Pretendimi i NATO-s për kushtet e negociatave Rusi-Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pohoi se kushtet për rifillimin e bisedimeve mes Kievit dhe Moskës ende nuk janë plotësuar dhe arsyeja për këtë është mungesa e përgatitjes së Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg pohoi se Rusia nuk është e gatshme të flasë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, duke pretenduar se kushtet për rifillimin e bisedimeve mes Kievit dhe Moskës ende nuk janë përmbushur. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha: "As unë dhe as Bashkimi Evropian nuk jemi vendimmarrësit. Vetë ukrainasit duhet të vendosin se kur është koha e duhur për negociata me Rusinë." Jens Stoltenberg për situatën në Ukrainë tha: "Ne po shqyrtojmë dërgimin e armëve të reja në Ukrainë. Duhet të jemi të përgatitur për marrëdhënie të vështira afatgjata me Rusinë. Kjo do të thotë që ne duhet të investojmë në aftësitë tona ushtarake dhe të forcojmë parandalimin kolektiv të NATO-s". Fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për shqyrtimin e dërgimit të armëve të reja në Ukrainë bëhen në një kohë kur vendet perëndimore jo vetëm nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve dhe ndalimin e konflikteve në Ukrainë, por duke dërguar pajisje dhe armë dhe duke ushtruar presion ndaj Rusisë, ato i kanë nxitur më tej këto trazira, ndërsa negociatat në lidhje me Ukrainën janë pezulluar.

 

Tags