Grevë masive e punonjësve të aeroportit në Amerikë
(last modified Fri, 09 Dec 2022 07:30:52 GMT )
Dhjetor 09, 2022 08:30 Europe/Tirane
  • Grevë masive e punonjësve të aeroportit në Amerikë

Mijëra punonjës dhe punëtorë të 15 aeroporteve kryesore amerikane dolën në grevë për të protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës.

Sipas IRNA, punonjësit e 15 aeroporteve kryesore, duke përfshirë Dallas, Los Angeles, Miami, New York City dhe Phoenix, kanë pushuar së punuari dhe janë ulur në tokë.  Gjithashtu, greva e aeroporteve ndërkombëtare të Logan Boston, O'Hare Chicago dhe Newark Liberty në shtetin e Nju Xhersit prishi orarin e fluturimeve hyrëse dhe dalëse të këtyre aeroporteve. Mësohet se punën e kanë ndërprerë edhe ekipet e pastrimit të brendshëm të avionëve, ekuipazhet e mallrave dhe sendeve të pasagjerëve, forcat e sigurisë dhe rregullimit të aeroportit, si dhe personeli i shërbimit të salloneve të aeroportit. Protestuesit kërkojnë shpalljen dhe zbatimin e direktivës së re për rritjen e pagave dhe përfitimeve të tyre, e cila është pezulluar që nga qershori i kaluar. Më parë, sindikatat, të pakënaqura me rezolutën e fundit të Kongresit Amerikan, kërcënuan se mosplotësimi i kërkesave të tyre do të kishte pasoja negative dhe do të ndikonte në votat e tyre në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.