Vrasje dhe pengmarrje në lindje të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136264-vrasje_dhe_pengmarrje_në_lindje_të_gjermanisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Dresdenit, Gjermani. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2022 11:10 Europe/Tirane
  • Vrasje dhe pengmarrje në lindje të Gjermanisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Dresdenit, Gjermani. 

Sipas disa mediave gjermane, përfshirë Bild, një burrë i armatosur me pistoletë ka hapur zjarr drejt godinës së radios lokale  dhe më pas është fshehur në një farmaci.

Mësohet se fillimisht, 40 vjeçari ka vrarë fillimisht nënën e tij 70 vjeç në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Vrasësi i dyshuar hyri në “Radio Dresden” në Ammonhof pas krimit në mëngjes. Ai tentoi të futej në ambientet e brendshme duke thyer derën por nuk ia doli dot. Menjeherë pas kësaj është larguar për t’u fshehur në një farmaci,  ku mori peng një grua dhe një fëmijë.

Forcat speciale të policisë hynë në farmaci dhe arritën të kapnin agresorin.