Pavarësisht sanksioneve, Franca blen uranium nga Rusia
Franca pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, ka ble uranium nga Rusia tre herë më shumë se sa në vitin 2021.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në bazë të informacioneve të zbuluara në revistën javore "Canard Enchaine", dokumentacioni doganor i kompanisë së energjisë elektrike të Francës që është furnizuesi kryesor i energjisë elektrike në këtë vend dhe që 86% e aksioneve të saj i përkasin qeverisë së Francës, tregojnë se Parisi gjatë 9 muajve të kaluara të këtij viti ka ble 290 tonelata uranium nga Rusia me vlerë 345 milionë euro.
Kjo sasi e uraniumit të blerë nga Rusia është e barabartë me 30% të rezervave të uraniumit të Francës dhe është rreth 3 fish më shumë se sa sasia e blerë nga Rusia në vitin 2021.
Në bazë të kësaj, Franca e cila 24 reaktorë nga gjithsej 56 reaktorët e saj i ka në procesin e rregullimit dhe riparimit, sasinë e uraniumit për të cilin ka nevojë e ka importuar nga Rusia gjatë kohës së krizës së energjisë me qëllim që të ketë mundësi të prodhojë energji elektrike. Shkak i këtij shkëmbimi tregtar thuhet se ka qenë çmimi i ulët i uraniumit të Rusisë.
Sipas disa burimeve të informuara, Franca pavarësisht sanksioneve të cilat janë vendosur nga shtetet evropiane kundër Rusisë, e ka vendosur uraniumin e Rusisë në listën e saj të blerjes "për shkak të çmimit të lirë" të kësaj lënde në Rusi.
Kjo është në kohën kur edhe uraniumi të cilin Franca e blen nga Kazakistani dhe përbën 43% të importimit të Francës, duhet të kalojë nëpër Rusi në mënyrë që të vendoset nën procesin e pasurimit.
Agnès Pannier-Runacher, ministrja e energjisë së Francës, nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë në lidhje me importimin e uraniumit nga Rusia me pretekstin se uraniumi që është importuar në Rusi nuk është lëndë e parë, por është një produkt i pasuruar".