Ndihmë e re ushtarake e Suedisë për Ukrainën
Ministri i Mbrojtjes i Suedisë njoftoi se Stokholmi do të ofrojë një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, vendet perëndimore kanë transferuar ose janë zotuar të dërgojnë miliona dollarë ndihmë ushtarake dhe civile në Ukrainë. Kjo është në kohën kur Rusia ka dënuar dhe paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e dërgimit të vazhdueshëm të armëve nga Perëndimi në zonën e konfliktit në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të shtojë vazhdimin e konfliktit dhe prish perspektivat e procesit të negociatave. Sipas të agjencisë së lajmeve IRNA, ministri suedez i mbrojtjes Paul Johnson, në një takim me ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Reznikov në Odessa, njoftoi dhënien e kësaj pakete të re ushtarake dhe tha se ndihma ndaj Ukrainës është një nga prioritetet e Suedisë. Ai shtoi: Kjo paketë e re ushtarake përfshin sisteme kundërajrore, municione dhe një paketë tjetër ndihme speciale për të ndihmuar Ukrainën që të tejkalojë dimrin. Suedia në mes të nëntorit njoftoi se do të ndihmojë Ukrainën me një paketë ushtarake me vlerë 287 milionë dollarë. Suedia deri më tani ka ofruar tetë pako ndihmash ushtarake për Ukrainën. Në shkurt, Suedia njoftoi se do të dërgonte pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë 5,000 armë antitank, helmeta dhe jelek antiplumb dhe në mars njoftoi dërgimin e 5,000 armëve të tjera antitank. Ndërkohë, Joseph Borrell në Tëitter shkroi: Lufta e Ukrainës ishte një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë ushtarake; Ne i dhamë armë Ukrainës, por zbuluam se rezervat tona ushtarake kanë shteruar. Ky zyrtar po ashtu ka deklaruar se arsyeja e pakësimit të rezervave të armëve të Evropës është mungesa e fondeve adekuate për industrinë ushtarake evropiane.