Tifozët gjetën një arsye pse Messi do fitojë Kupën e Botës
Leo Messi këtë të diel do të luajë ndeshjen e fundit në Botëror, teksa Argjentina në finale do të luajë me Francën.
Tifozët e Messit kanë zbuluar një model interesant të lidhur me vetëm një klub francez, PSG. Fakti është se pasi Ronaldinho u transferua te PSG në 2001, ai fitoi Kupën e Botës 2002 me Brazilin.
Në vitin 2017, Mbappe u transferua nga Monaco te PSG një vit më vonë ai u bë kampion bote.
Messi u transferua te PSG në vitin 2001… a do ndodhi?
Në prag të gjysmëfinaleve ishte finalja më e dukshme, e cila mbërriti siç ishte parashikuar: misioni i kryer për Argjentinën dhe Francën, të cilët kanë arritur në metrat e fundit të një rruge që do t`i japë një gëzim të pamasë njërit prej të dyve dhe zhgënjim të jashtëzakonshëm tek të mundurit.
Të dielën në orën 16:00, në 'Lusail Stadium', në skenë do në ngjitet një ngjarje vërtet e paprecedentë në historinë e Kupës së Botës: në fakt, kurrë më parë amerikano-jugorët dhe transalpinët nuk kanë sfiduar njëri tjetrin në ndeshjen që vlen për lavdi të përjetshme.
Argjentina dhe Franca do të luftojnë për të marrë fitoren e tretë në Kupën e Botës, duke pasur të dyja dy fitore. Një marrëdhënie më e vështirë me finalet për Albiceleste, qëi në pesë prej tyre ka humbur tre herë (e fundit prej të cilave në 2014, ndërsa fitorja e fundit daton në vitin 1986).