Amerika futi në listën e zezë 36 kompani kineze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136552-amerika_futi_në_listën_e_zezë_36_kompani_kineze
Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi 36 kompani kineze në listën e zezë tregtare me synimin për të penguar zhvillimin e teknologjive jetike të Pekinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2022 19:18 Europe/Tirane
  • Amerika futi në listën e zezë 36 kompani kineze

Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi 36 kompani kineze në listën e zezë tregtare me synimin për të penguar zhvillimin e teknologjive jetike të Pekinit.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi të enjten se ka vendosur 36 kompani kineze në listën e zezë tregtare, duke pretenduar se do të pengojnë Pekinin të zhvillojë teknologji jetike që mund të kenë aplikime ushtarake. Ky veprim do të thotë se eksportuesit amerikanë duhet të marrin leje strikte për të ofruar çipa dhe komponentë të tjerë për klientët e tyre kinezë. Departamenti Amerikan i Tregtisë i ndaloi edhe kompanitë joamerikane të eksportonin në kompanitë kineze produkte që përmbajnë një sasi të caktuar të teknologjisë amerikane. Ky veprim vjen pasi në tetor 31 kompani kineze u shtuan në një "listë të pamiratuar" të Departamentit Amerikan të Tregtisë, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përcaktojnë nëse mund t'u besohet atyre për të kryer eksportin e teknologjisë së ndjeshme.