Botërori "Qatar 2022" vjen me ndeshjen për vendin e tretë
"Khalifa International Stadium" pritet të jetë nikoqir i ndeshjes së vendit të tretë e cila zhvillohet të shtunën mes Kroacisë dhe Marokut.
Kroacia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, pasi paraprakisht eliminoi Brazilin dhe Japoninë, ndërsa Maroku në gjysmëfinale u eliminua nga Franca pasi paraprakisht eliminoi Portugalinë dhe Spanjën.
Vetëm një ditë më vonë, të dielën, zhvillohet finalja mes Francës dhe Argjentinës.
Medalja e bronztë e Kupës së Botës “Katar 2022” do të jetë çmimi për fituesin mes Kroacisë dhe Marokut, ku të dy kombëtaret përballen sot në orën 16:00 në “Khalifa International” për vendin e tretë të këtij turneu.
Kroacia u eliminua në gjysmëfinale nga Kombëtarja e Argjentinës, ku kjo e fundit e siguroi finalen e këtij Botërori me fitore bindëse 3:0, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Maroku e pësoi nga kampioni aktual botëror, kështu duke u eliminuar në gjysmëfinale pas humbjes 2:0 nga Franca.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve ishte në fazën e grupeve të këtij turneu, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy kombëtaret, për Kroacinë nuk do të paraqiten Marcelo Brozovic dhe Josip Juranovic, kurse te Maroku mungojnë Romain Saiss, Aguerd dhe Mazraoui.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Jakic, Kovacic; Vlasic, Kramaric, Perisic
Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, El-Yamiq, Dari, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal