Protesta e italianëve kundër sistemit shëndetësor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136656-protesta_e_italianëve_kundër_sistemit_shëndetësor
Italianët protestuan në rrugët qendrore të Romës, kryeqytetit të këtij vendi, në shenjë proteste për situatën e çrregullt të shërbimeve shëndetësore në Itali.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 18, 2022 09:23 Europe/Tirane
  • Protesta e italianëve kundër sistemit shëndetësor

Italianët protestuan në rrugët qendrore të Romës, kryeqytetit të këtij vendi, në shenjë proteste për situatën e çrregullt të shërbimeve shëndetësore në Itali.

Sipas agjencisë Iran Press, mijëra italianë në Romë zhvilluan demonstrata në rrugët qendrore të kryeqytetit italian dhe kritikuan politikën e privatizimit të sistemit shëndetësor. Dhjetëra qendra mjekësore janë mbyllur në këtë vend. Sipas sindikatave italiane, në vitet e fundit janë shkurtuar mbi 35 miliardë euro nga buxheti i sektorit publik të shëndetësisë në këtë vend.   Njëkohësisht me këtë demonstratë, në një nga sheshet qendrore të Romës u zhvillua një tjetër tubim kundër politikave ekonomike të qeverisë italiane.   Folësit në këtë tubim, i cili u organizua me iniciativën e Partisë Demokratike, partia më e madhe politike opozitare e qeverisë italiane, protestuan kundër projektligjit të buxhetit dhe shpërfilljes së qeverisë ndaj shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Më herët pensionistët italianë protestuan për kushtet e jetesës. Qindra pensionistë në Itali mbrëmjen e së premtes së kaluar  u mblodhën në Romë për të protestuar kundër planit buxhetor dhe politikave ekonomike të qeverisë së vendit. Sipas pensionistëve italianë, qeveria italiane në projekt-buxhetin e saj nuk u ka kushtuar aspak rëndësi pensionistëve dhe ka hequr mjetet financiare që duhej t'u ndaheshin pensionistëve dhe t'u rriste pagat. Kriza energjetike, inflacioni dyshifror dhe përkeqësimi i krizës ekonomike në Itali dy muajt e fundit kanë nxjerrë shumë herë në rrugë në shtresa të ndryshme të këtij vendi.