Zbulohen dimensione të reja të korrupsionit financiar në Parlamentin Evropian
Një prej përfaqësuesve të Italisë në Parlemtin e Evropës, ka zbuluar dimensione të reja të korrupsionit financiar në këtë institucion evropian.
Vijojnë të publikohen detaje në lidhje me përfshirjen e figurave të rëndësishme në skandalin e korrupsionit që po trondit Brukselin
Pier Antonio Panzeri, ish-deputeti i PE, është cilësuar si “truri” i çështjes, nga prilli deri në shtator, ai kishte bërë dy udhëtime në Katar dhe Marok kur të dy vendet kishin nevojë për mbështetjen maksimale ndërkombëtare. Shërbimet sekrete italiane kishin vënë në dijeni belgët për këto udhëtime.
Prokuroria e Brukselit po heton edhe udhëtime të tjera të ish-deputetit italian në Marok, ku dyshohet se është takuar me shefin e shërbimeve sekrete të vendit të Afrikës Veriore.
Kontaktet e tij me Marokun duket se kanë nisur në vitin 20011, kur ai ishte kreu i delegacionit të Parlamentit për vende si Maroku, Algjeria, Mauritania. Dokumentet e viteve 2014 dhe 15 të nxjerra në dritë nga hakerat zbuluan marrëdhëniet që kishin filluar midis Panzerit dhe Marokut.
Sipas dokumenteve të drejtësisë belge, që në vitin 2017 Panzeri bashkëpunonte me ambasadorin maroken.