Stafi mjekësor në Angli grevë
(last modified Mon, 19 Dec 2022 09:22:04 GMT )
Dhjetor 19, 2022 10:22 Europe/Tirane
  • Stafi mjekësor në Angli grevë

Në prag të grevës në pjesë të ndryshme të sistemit mjekësor në Angli, spitaleve u është kërkuar të zbrazin shtretërit dhe të përgatiten për kushtet e mundshme të vështira gjatë ditëve të grevës.

Radhët e ambulancave në qendrat e aksidenteve dhe emergjencave janë ngarkuar prej muajsh, një shenjë e qartë që tregon se sa të tensionuara janë spitalet, sipas Sky News. Përpara grevës nga ekuipazhet e ambulancës, një letër e nënshkruar nga shefat e shëndetësisë thotë se spitalet duhet të ndërmarrin hapa për t'u përgatitur për atë që ata e përshkruajnë si ndërprerje të gjerë të shërbimeve dhe një periudhë shumë sfiduese në sistemin shëndetësor.  Letra bën thirrje për masa shtesë dhe të nevojshme, duke përfshirë marrjen e hapave për të siguruar që ambulancat të mund t'i dërgojnë pacientët në spital në më pak se 15 minuta pas mbërritjes së tyre në vendin e ngjarjes dhe që të bëhen përpjekje për të maksimizuar kapacitetin e spitaleve. Kjo duhet të jetë bëhet përmes lirimi para kohe të pacientëve para fillimit të grevës.  Kreu i specialistëve të “Shërbimit Kombëtar Shëndetësor” (SHKSH) ka thënë se për shkak të presioneve aktuale dhe për faktin se shumica e shtretërve janë plot, është vënë re një numr i lartë i pacientëve me simptoma gripi dhe pasoja të shkaktuara nga Covid-19. Qendrat e aksidenteve dhe emergjencave janë të mbingarkuara nga mungesa e stafit dhe një numër i madh pacientësh që kërkojnë mjekim dhe edhe nëse shtretërit boshatisen me forcë, kjo  mund të çojë në probleme të tjera.

Tags