6 persona vriten nga një sulm i armatosur në Kanada
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136742
Një sulm me armë në një bllok banimi në periferi të Torontos në Kanada,  ka lënë 6 persona të pajetë dhe një të plagosur. Në mesin e viktimave është dhe autori i ngjarjes, i cili vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policies.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2022 14:17 Europe/Tirane
  • 6 persona vriten nga një sulm i armatosur në Kanada

Një sulm me armë në një bllok banimi në periferi të Torontos në Kanada,  ka lënë 6 persona të pajetë dhe një të plagosur. Në mesin e viktimave është dhe autori i ngjarjes, i cili vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policies.

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në periferi të Torontos në Kanada. mes atyre që kanë ndërruar jetë mësohet të jetë edhe autori i ngjarjes, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.

Shefi i policisë rajonale të York-ut Jim MacSween, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 me orën lokale. Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Vaughan.

Macsëeen tha se një person i shtatë u plagos rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Njësia e Hetimeve Speciale e cila heton veprimet e oficerëve në incidente që kanë rezultuar me vdekje, ose lëndim të rëndë, do të qartësojë rrethanat në të cilat oficeri ka qëlluar mbi të dyshuarin.

Policja Laura Nicolle i tha CNN se telefonata që ajo mori mbi ngjarjen, ishte më e tmerrshmja në gjithë karrierën e saj. 6 te vdekurit në Toronto.