Dhjetor 20, 2022 19:18 Europe/Tirane
  • Trump akuzohet për 4 vepra penale

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hënën të ngrejë akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij, duke përfunduar kështu hetimin e kryengritjes së dhunshme të Kapitolit të vitit 2021.

Ky është një nga hetimet më të zgjatura dhe më agresive të Kongresit ku, 7 demokratët e panelit dhe 2 republikanë rekomanduan akuza penale kundër Trump dhe atyre që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Komiteti pretendoi shkelje të katër statuteve penale nga Trump, si në prag të trazirave ashtu edhe gjatë vetë kryengritjes. Akuzat janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i një procesi zyrtar të Kongresit, komplot dhe ndihmë në një kryengritje. Komiteti pretendoi se ish-presidenti nxiti sulmin dhe u dha mbështetje protestuesve në kundërshtim me ligjet e shumta federale. Anëtarët thonë se ka prova për të ndjekur dosjen penale të Trump për këto katër akuza. Por Kongresi nuk ka aftësinë të akuzojë Trump për ndonjë nga krimet federale të listuara. Ky pushtet është vetëm në duart e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i cili është pjesë e administratës së Joe Biden. Me votën e tij, anëtarët e komitetit të kongresit kanë rekomanduar në fakt ndërhyrjen e Departamentit të Drejtësisë.

 

Tags