Amerika kufizoi transferimin e teknologjisë tek kompania Wagner Group e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136880-amerika_kufizoi_transferimin_e_teknologjisë_tek_kompania_wagner_group_e_rusisë
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden vendosi kufizime të reja në eksportin e teknologjisë për grupin militant “Wagner”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 07:49 Europe/Tirane
  • Amerika kufizoi transferimin e teknologjisë tek kompania Wagner Group e Rusisë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden vendosi kufizime të reja në eksportin e teknologjisë për grupin militant “Wagner”.

Sipas Reuters, Alan Stowes, Zëvendës Sekretari Amerikan i Tregtisë për Çështjet Industriale dhe të Sigurisë, në një deklaratë njoftoi: Wagner Group është një nga organizatat mercenare më famëkeqe në botë që në mënyrë aktive kryen krime dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Ne u dërgojmë një mesazh të qartë aktorëve jo-shtetërorë që janë bërë mjete brutaliteti në duart e ushtrisë së lëkundur të Putinit, se Departamenti i Tregtisë nuk do të hezitojë të veprojë kundër tyre. Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara shtuan grupin Wagner në listën e tij të zezë komerciale dhe tani ai njihet si përdorues i pajisjeve ushtarake dhe aksesi i tij në teknologjitë e përdorura në pajisjet ushtarake amerikane është i kufizuar. Ky veprim konsiderohet si një shenjë mbështetjeje për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi Amerikën. Sipas Reuters, Wagner Group është një kontraktor privat ushtarak me lidhje të ngushta me Kremlinin. Grupi u themelua në vitin 2014 dhe perëndimorët thonë se forcat e Wagner janë të përfshira në konflikte në pjesë të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Bakhmut.