Anulohen më shumë se 2250 fluturime në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136922-anulohen_më_shumë_se_2250_fluturime_në_amerikë
Shiu, bora dhe i ftohti i fortë në Shtetet e Bashkuara shkaktuan anulimin e më shumë se 2250 fluturimeve në të gjithë vendin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2022 08:48 Europe/Tirane
  • Anulohen më shumë se 2250 fluturime në Amerikë

Shiu, bora dhe i ftohti i fortë në Shtetet e Bashkuara shkaktuan anulimin e më shumë se 2250 fluturimeve në të gjithë vendin.

Sipas CNN, faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightAware njoftoi se linjat ajrore amerikane anuluan më shumë se 2250 fluturime në vend. Gjithashtu, kjo faqe bëri të ditur se me vazhdimin e kushteve të pafavorshme të motit dhe të ftohtit të madh, të premten me siguri do të anulohen mbi 1800 fluturime. Administrata Federale e Aviacionit gjithashtu në një deklaratë njoftoi se në Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare të Çikagos, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, rënies së mprehtë të temperaturës dhe ngricave, aeroplanët u nisën për në destinacionin e tyre me një vonesë mesatare prej 159 minutash (gati tre orë. ).