Në prag të festave të Vitit të Ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136968-në_prag_të_festave_të_vitit_të_ri
Stuhia dimërore në Amerikë ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe 3 vdekje në Kentaki
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 08:17 Europe/Tirane
  • Në prag të festave të Vitit të Ri

Stuhia dimërore në Amerikë ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe 3 vdekje në Kentaki

Stuhia e fortë e dimrit në Shtetet e Bashkuara në prag të Vitit të Ri në këtë vend deri më tani ka përballur shumë shtete me ndërprerje të energjisë elektrike, ka anuluar më shumë se 4600 fluturime dhe ka shkaktuar vdekjen e tre personave në Kentaki. The Guardian raportoi se stuhia e fortë e dimrit ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë në Teksas, Karolinën e Veriut, Virxhinia, Tenesi, Maine dhe Nju Jork. Guvernatori i Kentakit të premten njoftoi se tre persona kanë vdekur për shkak të motit të rëndë të dimrit në këtë shtet.  CNN gjithashtu njoftoi se më shumë se 4100 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së dimrit dhe erërave të forta në Shtetet e Bashkuara.