Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve kurdë dhe policisë franceze
(last modified Sun, 25 Dec 2022 07:15:39 GMT )
Dhjetor 25, 2022 08:15 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve kurdë dhe policisë franceze

Përleshjet e dhunshme mes forcave të policisë franceze dhe kurdëve që protestojnë për vrasjen e tre personave për të dytën ditë radhazi vazhduan edhe të shtunën në Paris.

Ditën e djeshme mediat raportuan për të shtëna në Paris, kryeqytetin e Francës dhe njoftuan se nga ky incident mbetën të vrarë të paktën 3 persona dhe 6 të plagosur. Të shtënat u regjistruan të premten në mëngjes pranë një qendre kulturore kurde dhe kjo ka zemëruar komunitetin kurd në Francë. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, kurdët protestues këtë të shtunë mbajtën një demonstratë masive në Paris. Kjo demonstratë çoi në një përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Policia nga ana e saj përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstratat. Protestuesit kanë reaguar ndaj veprimeve të forcave të sigurisë duke përmbysur e djegur makina dhe duke hedhur sende në drejtim të efektivëve. Fotot e publikuara në internet tregojnë plagosjet e disa protestuesve në konfliktin me policinë franceze. Kurdët e zemëruar gjithashtu u përleshën me policinë edhe të premten pasdite, kur një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi një tjetër në qendër të Parisit.

Tags