Moska: Bota nuk mund të jetojë pa burimet ruse të energjisë
Zëvendëskryeministri i Rusisë e konsideroi të pamundur zëvendësimin e burimeve energjetike të Rusisë ose heqjen e tyre nga tregu.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan që Evropa të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi i Rusisë. Sanksionet e ndryshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani kanë shkaktuar shumë sfida serioze për ekonominë evropiane.
Aleksander Novak, zëvendëskryeministri i Rusisë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS, deklaroi: "Konsumi i burimeve të energjisë do të intensifikohet në të ardhmen, prandaj, ekonomia botërore nuk mund të menaxhohet pa burimet ruse të energjisë".
Novak theksoi se Rusia është faktori më i madh në fushën e energjisë dhe nuk ka asnjë zëvendësues për të.
Më herët, komisionerja evropiane e energjisë, Kadri Simson tha se nuk është e mundur që Evropa të zëvendësojë të gjithë gazin rus me burime alternative.
Një koalicion vendesh të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa po kërkojnë të reduktojnë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjisë duke vendosur një tavan çmimi të rregullueshëm (60 dollarë) për naftën ruse.
Evropa u distancua nga Rusia si furnizues i energjisë pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Projektet për të lidhur kontinentin me burimet e reja të energjisë janë kthimi te SHBA si furnizues karburanti dhe plani i Sllovenisë për të ndërtuar një tubacion në Hungari për gazin algjerian. Kjo ndodh ndërkohë që Hungaria ende merr rreth 85% të gazit të saj nga Rusia.