Khalifa Haftar kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Libi
(last modified 2022-12-25T14:26:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2022 15:26 Europe/Tirane
  • Khalifa Haftar kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në Libi

Komandanti i të ashtuquajturës "Ushtria Kombëtare" e Libisë bëri thirrje për hartimin e udhërrëfyesit dhe mbajtjen e zgjedhjeve në këtë vend.

Që nga përmbysja e Muammar Gaddafit, diktatorit të vdekur libian në vitin 2011, Libia është përfshirë në dhunë dhe destabilitet politik me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të disa shteteve evropiane dhe të rajonit. Që atëherë, Libia është bërë një vendstrehimi për grupet terroriste, veçanërisht ISIS.

Që nga përmbysja e Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është ndarë në dy qeveri paralele në lindje dhe perëndim. Qeveria e unitetit kombëtar e kryesuar nga Fajez al-Sarraxh është e vendosur në Tripoli (Libinë Perëndimore) dhe tjetra është qeveria e Tobruk në Libinë Lindore, Khalifa Haftar, një gjeneral në pension i ushtrisë së këtij vendi, ka marrë kontrollin e çështjeve në atë rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, gjenerali Khalifa Haftar, komandanti i të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare Libiane, në një fjalim në Bengazi në lindje të këtij vendi me rastin e 71-vjetorit të pavarësisë së Libisë, bëri thirrje për hartimin e një plani për rrugëzgjidhje dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente që ky vend të dalë nga situata aktuale dhe kërkoi nga Kombet e Bashkuara të përmbushin përgjegjësitë e tyre për zgjidhjen e krizës së Libisë.

Gjenerali Khalifa Haftar theksoi gjithashtu respektimin e integritetit territorial të Libisë dhe mbrojtjen e sovranitetit kombëtar të këtij vendi duke kërkuar një shpërndarje të drejtë dhe jodiskriminuese të ardhurave të vendit nga nafta.

Kanë kaluar gati 12 vjet nga përmbysja e ish-diktatorit Muamar Gadaf, ndërsa Libia nuk ka parë ende paqe dhe ende po përballet me shumë sfida.

Libia nuk mund të zhvillonte zgjedhje të përgjithshme në dhjetor 2021 për shkak të tensioneve të rënda dhe mungesës së marrëveshjes mes partive politike për ligjet zgjedhore.

Tags