Ngrin Amerika; Stuhia e dimrit në Amerikë vret 34 persona
(last modified Mon, 26 Dec 2022 05:54:52 GMT )
Dhjetor 26, 2022 06:54 Europe/Tirane
  • Ngrin Amerika; Stuhia e dimrit në Amerikë vret 34 persona

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, dimri kallkan në Shtetet e Bashkuara ka bërë që miliona njerëz në të gjithë vendin të përjetojnë acar dhe të ftohtë të tmerrshëm.  34 persona kanë vdekur deri më tani dhe thuhet se shumë shtëpi janë bllokuar nën borë ndërkohë që parashikohet se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, numri i viktimave do të rritet.

Faqja e internetit e Hill raportoi se viktimat vdiqën kryesisht nga aksidentet me automjete, që janë shkaktuar nga i ftohti dhe ngrica, ose mungesa e ndihmës në kohë. Qyteti Buffalo në shtetin e Nju Jorkut ka pësuar më së shumti dëme nga stuhia e dimrit pasi  nga stuhia në këtë qytet të paktën 12 persona kanë vdekur. Mediat amerikane raportuan se përhapja e stuhisë së dimrit është e paprecedentë dhe rreth 60% e popullsisë amerikane është përballur me paralajmërimet e motit për shkak të të ftohtit, ngricave dhe stuhisë. Shumë udhëtime për Krishtlindje u anuluan për shkak të motit të keq dhe presionit të ajrit që është ulur shumë për shkak të stuhisë dhe vetëm dje u anuluan më shumë se 1700 fluturime. Përveç kësaj edhe në prag të festave të fund-vitit në Shtetet e Bashkuara, pritet që më shumë udhëtarë të mos kenë mundësi të udhëtojnë. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të qëndrojnë brenda në shtëpi për shkak të kushteve të pafavorshme dhe të rrezikshme të motit.

Tags